• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jam i çmendur, do të rrah”, mbrojtësi i Interit kapet keq me tifozin e PSG në Amerikë

20/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një episod aspak i këndshëm është regjistruar në Seattle, aty ku Interi i Cristian Chivu-t është duke zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, kundër Urawa Red Diamonds dhe River Plate.

Në momentin e zakonshëm kushtuar autografeve dhe selfie-ve me tifozët, Francesco Acerbi  ishte protagonist i një diskutimi të ashpër me një tifoz i cili u shfaq i veshur me një fanellë të Paris Saint-Germain.

Tifozi i ekipit francez ishte duke brohoritur emrin e sulmuesit parizien Barcola, duke ironizuar kështu mbrojtësin zikaltër Francesco Acerbi, në lidhje me driblimin e pësuar nga lojtari i Interit në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur me rezultatin 0-5 në Mynih.

Vënien në lojë nga tifozi i PSG, Acerbi nuk e priti mirë dhe u përgjigj ashpër me ndihmën e një përkthyesi.

“Unë jam një person serioz dhe nuk më pëlqen të më ngacmojnë. Nëse më quani ‘Acerbi-Barcola’, jo, nuk është në rregull, sepse jam i çmendur. Dhe do t’ju rrah keq”, i tha Acerbi tifozit që e talli.

 https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/06/68554f6622d5b.mp4

Next Post

Vendimet e Bordit të FBK-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.