“Euro 2025” në Sllovaki mes shumë talenteve ka zbuluar edhe Nelson Weiper. Sulmuesi i Gjermanisë të drejtuar nga Antonio Di Salvo ka shfrytëzuar në maksimum shansin e dhënë nga komisari teknik pasi në ndeshjen e tretë të grupit ku u aktivizua përballlë Anglisë arriti që të shënonte një gol të bukur.
Konkurenca e madhe në majën e sulmit të ekipit gjerman ka bërë që Nelson Weiper të ketë pak hapësira pasi titullar është Nick Woltemade. Pas tri ndeshjeve në grup Gjermania u kualifikua për më tej dhe të dielën pret të ndeshet me përfaqësuesen e Italisë, ndërsa sulmuëesi i Mainz 05 ka lënë të kuptohet se do të jetë gati nëse Di Salvo do të ketë nevojë.
Për talnetin gjermn ky moment i karrierës është kyç pasi siç tha dhe ai vetë është gati për të luajtur titullar edhe në Bundesligë me Maninz.
I pyetur mbi të ardhmen 20-vjeçari, i cili ka nënën shqiptare, ka treguar një prapaskenë mjaft interesante. “Federata Shqiptare e Futbollit më ka kontaktuar dhe më ka propozuar që të debutoj me ekipin e të rriturve. Krenohem me këtë fakt pasi nuk është një mundësi që të jepet ç’do ditë. Unë dua që të luaj për Gjermaninë U-21 dhe më pas të jap maksimumin dhe të luaj sa më gjatë për Gjermaninë”, tha Nelson Weiper.