Monday, 11. May 2026
Sport

Basketbollistet e Kosovës U18, të motivuara para sfidave evropiane

GS 20/06/2025 1 Min. Lesezeit

Basketbollistet e Kosovës U18 janë duke u stërvitur maksimalisht para garave ndërkombëtare që i kanë gjatë verës.

Atmosfera është shumë e mirë dhe lojtaret janë të motivuara për të dhënë maksimumin te Kosova.

Dardanet e reja po stërviten dy herë në ditë në Prizren, derisa do të marrin pjesë në FIBA EuroBasket, Divizioni B.

Kjo garë mbahet nga 4 deri më 13 korrik në Lituani.

Kosova është në Grupin C, ku janë edhe Bosnja Hercegovina, Lituania, Ukraina, Islanda dhe Azerbajxhani.

Teilen: