Në Kroaci nuk kanë më dyshime! Adrijon Pajaziti do të vijojë karrierën te skuadra e Hajdukut të Splitit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, shkëlqeu në huazimin te Gorica duke shënuar edhe gola vendimtarë, teksa bëhet me dije se ka arritur akordin me skuadrën e Hajdukut që drejtohet nga trajneri Gonzalo Garsia.
Shqiptari pritët të bëhet afrimi i parë i kuqebluve për sezonin e ri. Edhe pse Rijeka ishte më afër nënshkrimit me Pajazitin, bëhet me dije se Goran Vuçeviç luajti një rol kyç duke paraqitur një vizion bindës për klubin dhe rolin e mesfushorit shqiptar në skuadër.
Hajduku duket se ka fituar garën për shërbimet e Pajazitit, i cili do t’i bashkohet falas skuadrës së re, pas skadimit të kontratës aktuale me Fulhamin.
Vlen të theksohet fakti se te Hajduku i Splitit, Pajaziti do të jetë shokë skuadre me emra të rëndësishëm të futbollit kroat si Rakitiç, Livaja.