Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Pachuca në Kupën e Botës për Klube, ku mungesa e yllit francez Kylian Mbappe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Klubi madrilen ka konfirmuar se sulmuesi i tyre kryesor nuk do të jetë i pranishëm në këtë përballje, duke lënë dyshime për gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, Mbappe nuk figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar, çka ka ngritur pyetje rreth shëndetit të tij pas problemeve të fundit shëndetësore.
Mediat e huaja raportojnë se Mbappe ka qenë nën vëzhgim mjekësor pas një episodi me gastroenterit akut, i cili e detyroi të humbte edhe ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube kundër Al-Hilal.
Sipas “Daily Mail”, francezi u lirua nga spitali më 19 qershor dhe është kthyer në kompleksin stërvitor të Real Madridit në Palm Beach, ku po ndjek një trajtim specifik mjekësor.
“BBC Sport” shton se klubi ka deklaruar se Mbappe do të rikthehet gradualisht në aktivitetet e ekipit, por nuk ka një afat të qartë për rikthimin e tij në fushë.
Ndërkohë, “Sports Mole” raporton se trajneri Xabi Alonso ka pranuar se nuk di nëse francezi do të jetë gati për ndeshjen e radhës kundër Pachucas, e cila luhet më 22 qershor.
Në mungesë të Mbappes, përgjegjësia bie mbi Vinicius Jr., Rodrygo dhe të rinjtë si Gonzalo Garcia, i cili shënoi në ndeshjen e fundit.
Ndeshja kundër Pachuca, e konsideruar një test i rëndësishëm para fazës së ardhshme të turneut, pasi në rast të barazimit apo humbjes, Real Madrid mund mos ta kalojë fazën e grupeve.