Monday, 11. May 2026
Sport

Jasir Asani shënon gol në kampionatin korean

GS 22/06/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka shënuar gol në kampionatin korean për skuadrën e Guangjusë në sfidën kundër Daejeon, e vlefshme për javën e 20-të të K.Ligës.

Anësori kuqezi ka zhbllokuar sfidën në pjesën e dytë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij (aktualisht ndeshja është 2-1 për Guangjunë).

Ky është goli i 5-të në kampionatin korean në 17 takime të luajtura për Asanin, që ka shënuar edhe 9 gola në 10 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampioneve të Azisë këtë sezon.

Teilen: