Monday, 11. May 2026
Sport

Zeka transferohet te UTA Arad në Rumani

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Suharekës nga edicioni i kaluar, Mevlan Zeka, është përforcimi më i ri i klubit rumun UTA Arad.

Klubi rumun ka konfirmuar se Zeka ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në radhët e tyre deri në vitin 2027.

“Me njvzet e dy gola të shënuar në sezonin e kaluar te FC Suhareka, ku ka qenë kapiteni i ekipit, por edhe golashënuesi më i mirë i edicionit të fundit të kampionatit”, ka qenë prezantimi i klubit rumun për futbollistin kosovar.

Zeka ka përvojë edhe në garat ndërkombëtare, duke marrë pjesë në raundet kualifikuese të Conference League, Europa League dhe Champions League.

Teilen: