Monday, 11. May 2026
Sport

Muriqi pranë kthimit në Turqi, e do Beshiktashi

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të luaj sërish në Superligën e Turqisë, kanë njoftuar mediumet turke të hënën.

Në fakt, thuhet se ka pasur një zhvillim të ri sa i përket të ardhmes së Muriqit, i cili është pjesë e skuadrës së Mallorcas.

Thuhet se Muriqi është i gatshëm të largohet këtë verë nga ekipi spanjoll për t’u kthyer në futbollin turk pas pesë vjetësh.

Është skuadra e Beshiktashit, që po synon transferimin e Muriqit dhe tashmë ka bërë gati edhe ofertën për kartonin e tij.

Skuadra turke do të ofrojë 5 milionë euro për ta bindur Mallorcan në lirimin e Muriqit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për sulmin.

31-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2027, ndërsa sezonin e fundit ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime në 29 paraqitje në La Liga.

 

Teilen: