UEFA ka konfirmuar vendet, datat dhe oraret e ndeshjeve të skuadrave kosovare në garat evropiane.
Drita dhe Malisheva, do ti luajnë ndeshjet e para në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërsa Prishtina sfidën e parë e zhvillon në udhëtim.
Drita në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do të përballet me Differdangen e Luksemburgut, ku dueli i parë do të luhet më 8 korrik në ora 20:00 në Prishtinë.
Malisheva do të paraqitet në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe do të luaj kundër Vikingurit, përballje që luhet më 10 korrik prej orës 17:00 në Prishtinë, po ashtu.
Më 10 korrik, do ta luaj edhe Prishtina ndeshjen e parë kundër Sheriff Tiraspolit në Moldavi prej orës 19:00.
Edhe Ballkani do të luaj në sezonin e ri në kualifikimet e Ligës së Konferencës por prej raundit të dytë, terminet e të cilit do të publikohen më vonë.