Monday, 11. May 2026
Sport

Shpresat e Gjermanisë të indinjuar me Nagelsmann, prisnin që të ishte prezent në çerekfinalen me Italinë

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e moshave deri në 21-vjeç e Gjermanisë numëron katër fitore në katër takime në Europianin që po zhvillohet në Sllovaki. Të rinjtë e drejtuar nga Di Salvo kanë arritur mes katër më të mirave të turneut pasi mbrëmjen e kaluar eliminuan Italinë në një ndeshje epike ku u deshën 120’ për të vendosur se cila prej dy ekipeve ishte më e mira.

Kjo ndeshje nuk ngacmoi interesin e komisarik teknik të Gjermanisë, Julian Nagelsmann. Sipas medieve gjermane të besuarit e Di Salvo nuk kanë pritur mirë vendimin e Nagelsmann për të mos e parë nga shkallët e stadiumit këtë duel.

Mungesa e trajnerit të kombëtares së të rriturve u vu re edhe më shumë nga prania e homologut të tij italian. Gennaro Gattuso ishte prezent në shkallët e stadiumit për të ndjekur të rinjtë italianë në aksion. Lojtarët e Gjermanisë shpresojnë që Nagelsmann të mos snobojë ndeshjen e të mërkurës kur në orën 21:00 do të ndeshen me bashkëmoshatarët e tyre francezë për një vend në finalen e madhe të Euro 2025.

Teilen: