Monday, 11. May 2026
Sport

Interesim i madh për Ibrahimoviqin shqiptar

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar, Arijon Ibrahimoviq ka gjasa të mëdha që sezonin e ri të luaj në Bundesligë, pasi skuadra e Heidenheimit ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ibrahimoviq do të kthehet te Bayern Muncheni pas huazimit të pasuksesshëm te Lazio, ku për gjashtë muaj luajti vetëm për 19-të minuta te skuadra italiane.

19-vjeçari pritet të huazohet sërish nga Bayerni dhe Heidenheimi po shihet favorit për transferimin e Ibrahimoviqit.

Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027, ndërsa po kërkohet edhe nga Nurnbergu, Cagliari e Genoa, skuadra që po sfidohen nga Heidenheimi.

Teilen: