Monday, 11. May 2026
Sport

Liria prezanton trajnerin Klodian Duro

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Klodian Duro do të jetë trajner i Lirisë së Prizrenit për sezonin 2025/26.

Liria, të hënën e ka prezantuar Duron, i cili synon ta kthejë ekipin nga Prizreni në elitën e futbollit kosovar.

Duro në këtë post ka zëvendësuar Leutrim Krasniqin, që ditë më parë u largua nga Liria dhe pritet së shpejti ti fillojë përgatitjet për sezonin e ri.

“Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”, ka shkruar ndër të tjera Liria në njoftimin për angazhimin e Duros.

Liria në sezonin 2025/26, do të bëjë gara në Kategorinë e Parë të Kosovës, e cila do të jetë ligë unike me 18 skuadra.

 

Teilen: