• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpooli nuk ndalet, Milos Kerkez zbarkon në “Anfield” për teste mjekësore

23/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpooli vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot, dhe goditja më e fundit është Milos Kerkez.

Mbrojtësi i majtë hungarez i Bournemouth ka mbërritur tashmë në qendrën stërvitore të klubit dhe pritet t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore përpara finalizimit të transferimit të tij në vlerën e rreth 47 milionë eurove.

Kerkez, vetëm 21 vjeç, ka bërë paraqitje të shkëlqyera në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe shihet si një investim afatgjatë nga ana e “The Reds”, të cilët po punojnë për të rinovuar linjat e skuadrës pas disa largimeve të bujshme në verë.

Kjo lëvizje vjen pas dy afrimeve të mëdha që tashmë janë bërë zyrtare: Florian Wirtz, ylli i Bayer Leverkusen, është transferuar për një shumë rekord prej rreth 136 milionë euro, ndërsa Jeremie Frimpong, një tjetër lojtar i skuadrës gjermane, ka nënshkruar me klubin anglez për rreth 35 milionë euro.

Me këto përforcime, Liverpooli po tregon ambicie serioze për të konkurruar në nivelet më të larta në Angli dhe Evropë. Strategjia e klubit duket e qartë: një përzierje mes yjeve të afirmuar dhe talentëve premtues që do të garantojnë suksesin afatgjatë.

Kerkez pritet të rivalizojë për një vend titullari në të majtë të mbrojtjes, dhe bashkë me Frimpongun në të djathtë, mund të sjellin një dimension të ri për krahët e skuadrës. 

Next Post

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.