Monday, 11. May 2026
Sport

Euro U19 në RTSH: Holanda sfidon Spanjën në finalen e madhe

GS 23/06/2025 1 Min. Lesezeit

Nuk ka histori gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Europian Under 19, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport. Holanda dominon sfidën kundër vendasve të Rumanisë, fiton 3-1 ndeshje dhe kualifikohet në finalen e madhe të 26 qershorit, ku përballë do të ketë kampionët në fuqi të Spanjës.

“Tulipanët” mbyllin në avantazh të dyfishtë 2-0 pjesën e parë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë shënojnë edhe golin e tretë. Rumania mundohet të reagojë dhe shënon golin e nderit me Barbu.

Holanda kualifikohet në finalen e madhe të Kampionatit Europian Under 19 ku e pret Spanja, sfidë që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Teilen: