• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani e ka gati ofertë për Granit Xhakën, këto janë kushtet e kontratës

24/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani është mjaft i interesuar për ta transferuar Granit Xhakën.

“Rossoneri” thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me futbollistin për një kontratë trevjeçare me rrogë vjetore prej 4 milionë eurosh.

Mirëpo, Kuqezinjtë nuk po arrijnë ta bindin ende Bayer Leverkusenin që ta shesë liderin e tij.

Trajneri Erik Ten Hag e konsideron përfaqësuesin zviceran si pjesë të rëndësishme të projektit të tij.

Por, vetë futbollisti po ju bën presion drejtuesve të klubit që ta lënë të lirë për t’u transferuar në qytetin e modës.

Mediat italiane raportuan javën e kaluar se drejtori i ri sportiv i gjigantit italian, Igli Tare, ia ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh klubit gjerman, i cili megjithatë nuk është bindur mjaftueshëm pasi synon t’i fitojë së paku 15 milionë euro nga shitja e kartonit të Xhakës.

E tash, “sempremilan” shkruan se shtatë herë kampionët e Evropë në këtë javë do t’jua paraqesin “Farmaceutikëve” ofertën e dytë, e cila sigurisht se do të jetë e përmirësuar, me shpresën që gjermanët do të thonë “po” pasi do t’i afrohet kërkesës së tyre.

Tek Milani besojnë se marrëveshja do të finalizohet në këtë javë, ndonëse gjithçka varet prej Leverkusenit, me të cilin ylli kosovar ka kontratë deri në vitin 2028.

Në sezonin e fundit, 32 vjeçari i ka zhvilluar 49 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar ndërkohë 2 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Në përgjithësi, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit i ka zhvilluar 99 ndeshje me Leverkusenin, ndërsa e fitoi titullin historik të kampionit në Bundesligë në sezonin e kaluar, krahas Kupës dhe Superkupës së Gjermanisë.

Next Post

Botërori i Klubeve: Messi sfidon PSG-në, derbi brazilian në 1/8 e finales

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.