Monday, 11. May 2026
Sport

Jashari më i miri i sezonit te Cherkasy

GS 24/06/2025 1 Min. Lesezeit

Muharrem Jashari është shpallur futbollisti më i mirë për sezonin 2024/25 te skuadra ukrainase, Cherkasy.

Klubi nga Ukraina, ka bërë të ditur se mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka fituar këtë epitet, falë votave të tifozëve të Cherkasyt.

Jashari ka marrë më së shumti vota dhe kështu është shpallur më i miri i sezonit, në të cilin 6 herë u shpall lojtari më i mirë i muajit dhe shënoi 5 gola e bëri 8 asistime.

27-vjeçari ka kontratë me Cherkasyn deri në fund të vitit 2026 por mund të largohet nga kjo skuadër gjatë verës për shkak se tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave nga Evropa.

Teilen: