• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Riola Xhemaili mbetet te PSV Eindhoveni

24/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Riola Xhemaili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën holandeze, PSV Eindhoven.

Futbollistja e Zvicrës luajti si huazim tek Eindhoveni sezonin e kaluar nga Wolfsburgu i Gjermanisë.

Por ekipi gjerman vendosi ta shesë kartonin e Xhemailit, e cila ishte një nga lojtaret më të mira.

22-vjeçarja luajti të gjitha ndeshjet e sezonit të shkuar, ku shënoi 14 gola dhe asistoi gjashtë herë në 26 paraqitje për PSV-në.

“PSV-ja u bë shpejtë si shtëpi për mua. Kjo për shkak të njerëzve brenda klubit, ambienteve, por edhe për shkak të qytetit dhe vendit. Pas disa muajsh e kuptova se dua të luaj përsëri këtu vitin tjetër”, ka thënë Xhemaili për faqen e klubit holandez.

Xhemaili është përfshirë në ekipin e Zvicrës për Kampionatin Evropian. Zvicra është nikoqire e Evropianit të futbollisteve që mbahet nga 2 deri më 27 korrik.

Vlerësohet si një nga talentet më të mëdha në Zvicër kurse për ekipin e parë të Baselit kishte debutuar si 15-vjeçare.

Pas arritjeve te Baseli dhe Zvicra, Xhemaili bëri hapin e parë të madh në karrierë duke u transferua te Freiburgu dhe pastaj iu bashkua Wolfsburgut.

Next Post

Flet për herë të parë ylli i NBA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.