Monday, 11. May 2026
Sport

Barcelona finalizon marrëveshjen me Kopenhagenin për Roony Bardghji

GS 24/06/2025 1 Min. Lesezeit

Vetëm vizitat mjekësore ndajnë Roony Bardghji nga transferimi në “Camp Nou”. Talenti i ekipit të Kopenhagenit pritet që t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratën e re që do ta kthejë në një lojtar të Barcelonës.

Për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit të lindur në Kuvajt, ekipi katalanas ka derdhur në arkat e skuadrës së Kopenhagenit plot 2 milionë euro. Talentit me origjinë nga Siria i mbaronte kontrata me ekipin danez në fund të këtij viti.

Teilen: