Besart Krivanjeva është kthyer në SC Gjilani. “Sikfterat” kanë njoftuar rikthimin e mbrojtësit qendror çaste më parë. Besarti vjen pas një sezoni të mirë me Strugën. Ai ishte pjesë e Gjilanit edhe në sezonin 2022/23, kur Gjilani u rëndit si i treti më i miri në Superligë.