Monday, 11. May 2026
Sport

Fenerbahçe në garë për Sanchon

GS 25/06/2025 1 Min. Lesezeit

Pas Juventusit e Napolit, edhe skuadra e Fenerbahçes është futur në garë për mesfushorin e Anglisë, Jadon Sancho.

Ekipi turk po vlerësohet favorit për transferimin e Sanchos, i cili nuk bën pjesë në planet e Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi po kërkon 20 milionë euro për kartonin e Sanchos dhe po negocion me të gjitha skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

25-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin e ardhshëm kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar te Chelsea.

Në 42 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, Sancho shënoi 5 gola dhe bëri 10 asistime.

Teilen: