Monday, 11. May 2026
Sport

Xhevat Rushiti në krye të Dinamos

GS 26/06/2025 1 Min. Lesezeit

Xhevat Rushiti merr drejtimin e Dinamos së Ferizajt. 

Lajmi bëhet i ditur nga klubi.

“Është një ditë me rëndësi të veçantë për klubin tonë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit drejtues, u mor një vendim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të ardhmen e klubit tonë.

Me votë unanime, u zgjodh kryetari i ri i klubit – biznesmeni i njohur dhe përkrahësi i madh i sportit, z. Xhevat Rushiti.

Ne jemi të bindur se me këtë udhëheqje të re, do të arrijmë rezultate pozitive në fushën e lojës dhe jashtë saj.

E ardhmja e klubit po ndërtohet mbi një themel të ri: besim, unitet dhe vizion të qartë.

Tashmë, fokusi ynë është te puna. Nesër priten lajme të mira – skuadra jonë po rikthehet me më shumë vullnet, më shumë përgatitje dhe me një dëshirë të madhe për t’i rikthyer rezultatet edhe më të mira”, njofton FC Dinamo.

Teilen: