• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi eliminon River Plate dhe mëson rivalin e radhës në Botërorin e Klubeve

26/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi e mbylli Grupin E të Kupës së Botës për Klube FIFA në vendin e parë, duke mundur 2-0 River Platen në Seattle. Kjo fitore jo vetëm që siguroi kualifikimin e zikaltërve si kryesues të grupit, por eliminoi edhe skuadrën argjentinase, e cila nuk arriti të shënojë ndaj asnjë kundërshtari evropian.

Pjesa e parë ishte pa shumë raste të rrezikshme, me një tentativë të Franco Mastantuonos të ndalur nga Yann Sommer dhe disa përpjekje të Espositos dhe Lautaro Martínez që nuk u konkretizuan, përcjellë kp.

Pas pushimit, Interi shtoi presionin. Lautaro pati një rast të mirë, por goditi shtyllën pas një ndërhyrjeje të Acuñas. Më pas, Mkhitaryan dhe Dimarco rrezikuan, por pa sukses.

River pati një shans të artë me Colidion, por goditja e tij me kokë shkoi drejt e në duart e Sommer. Situata u përkeqësua për argjentinasit kur Lucas Martinez Quarta u ndëshkua me karton të kuq për faull ndaj Mkhitaryan.

Superioriteti numerik dha efekt: në minutën e 70-të, Esposito shënoi golin e parë pas një asisti të bukur nga Mkhitaryan. Bastoni vulosi rezultatin në shtesë me një aksion personal të shkëlqyer.

Në fund, Interi mbylli ndeshjen me portën e paprekur dhe pret Fluminense në fazën tjetër, ndërsa River Plate largohet me zhgënjim nga turneu.

Next Post

​Vendoset e ardhmja e Cristiano Ronaldos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.