• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sommer: Nuk është e lehtë

26/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores kundër River Plate, portieri zikaltër Yann Sommer foli për mikrofonat e “Inter TV”:

“Ndeshje e vështirë? Po, është e vërtetë. Bëmë një ndeshje të mirë, ishte e vështirë kundër një skuadre që luan fort. Argjentinasit janë të fortë dhe agresivë në duele, por ne u paraqitëm shumë mirë. Është bukur t’i luash këto ndeshje, edhe sepse nuk luajmë shpesh ndaj skuadrave të tilla”.

Portieri helvet tregoi si po mundohet skuadra ta harrojë disfatën e thellë 5-0 në finalen e Champions League ndaj PSG-së dhe sezonin e mbyllur pa trofe: “Ditët e para ishin pak të vështira, pas një sezoni të gjatë, por tani jemi këtu për të fituar.

Të shohim dhe ecim përpara është e rëndësishme për ne dhe klubin. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë edhe në 1/8 finale, nevojitet shumë energji.

Është pak ndryshe, fushat janë ndryshe, por tani jemi këtu dhe ndeshja e radhës do të jetë një tjetër sfidë, që duhet ta përballojmë me të njëjtën energji”.

Next Post

Jashari mes Italisë e Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.