Ish basketbollistja e spikatur, Anduena Rifati, ka uruar tre dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Prej ish basketbollisteve më të mira, tha se “Bota sot” ka rol të madh në afirmimin e vlerave kombëtare sportive.
“Urime 30 vjetori i gazetës “Bota sot”.
“Bota sot” është zëri i fuqishëm i sportisteve.
Gazetë që përfshin të gjitha periudhat ndër vite, sidomos me përkushtim edhe për gjeneratën e sakrificës në vitet e 90-ta.
Gazeta që shkruan me korrektësi për të githa sportet dhe për basketbollin e femrave në vendin tonë duke mos harruar edhe ish basketbollistet të viteve të 90-ta dhe të pasluftës.
Uroj shumë e shumë me suksese gazetës “Bota sot”, ka uruar Rifati, e cila vjen nga një familje tërësisht e lidhur me basketboll.
.