Monday, 11. May 2026
Sport

Interi mundi River Plate, Asllani: Objektivi ishte të mos pësonim gol, ndeshja u kthye në betejë!

GS 26/06/2025 1 Min. Lesezeit

Interi i Kristjan Asllanit mundi 2-0 River Plate në “Lumen Field” të Sjatëllit duke siguruar kështu vendin e parë në Grupin E. Në fund të këtij dueli përballë gazetarëve u prezantua Asllani, i cili ka përfituar më shumë se kushdo tjetër nga ndryshimet taktike të Cristian Chivu-t.

“Objektivi ynë ishte që të mos pësonim gol dhe në momentin që mbyllën ndeshje pa pësuar them se ia kemi arritur qëllimit. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por kjo sdifë u kthye në një betejë. Ishte një ndeshje e ngarkuar shumë, në fillim ishim pak në vështirësi, por më pas gjithçka u zgjidh. Jemi të lumtur që vazhdojmë për më tej”, tha Asllani.

Teilen: