Pesë gola ndaj Juventusit, për vendin e parë në grup dhe i pamposhtur në Kupën e Botës për Klube. Ky ishte bilanci pozitiv i Manchester Cityt, në ndeshjen e tretë të grupit, që në rrethin tjetër të garave është në pozitë komode.
2:5 ishte rezultati final i ndeshjes, me Juventusin që turpërohet keq, në një ndeshje që kishte rëndësi vetëm për pozicionim në grup, pasi të dyja skuadrat e kishin siguruar më herët fazën tjetër.
Doku (9’), Koopmeiners (11’) e Kalulu (ag. 26’) shënuan në pjesën e parë, por City i mbylli në avantazh, 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, Haaland (52’), Foden (69’) e Savinho (76’) u përkujdesën për të rritur epërsinë e golave.
Krejt në fund, Vlahoviq (84’) shënoi golin tjetër ngushëllues të “Zonjës së Vjetër” që del e turpëruar nga përballja kryesore e grupit.