Mëngjesin e ditës së sotme në Londër u hodh shorti i rrugëtimit të tenistëve, të cilët do të marrin pjesë në turnen e Wimbledon-it.
Rrugëtimi drejt finales do të jetë i lehtë për Carlos Alcaraz, i cili nuk do të ketë mundësi që të ndesheet përpara aktiti të fundit me tenistë si Sinner ose Djokovic.
Në krahun tjeër ecuria drejt finales së madhe do të jetë e vështirë për numrin një të botës, Jannik Sinner, i cili ndeshet në raundin e parë Luca Nardi (94) ndërsa në çerekfinale mund të ndeshet me një tjetër itallian si Lorenzo Musetti (7).
Në këtë anë të sfidantëve ndodhet edhe Novak Djokovic (6), i cili nis fushatën përballë Alexandre Müller (40) ndërsa në çerekfinale mund të gjejë njërin mes Draper osë Bublik. Tenisti serb dhe Sinner mund të ndeshen së bashku në gjysmëfinale.