Monday, 11. May 2026
Sport

Dedikim emocionues i Kelmend Halilit pas triumfit me spektakël

GS 29/06/2025 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Kelmend Halili, e ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist.

Ai ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve kundër sllovakut Ales Odraska, duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierë.

26-vjeçari nga Lushnja ishte dominant që nga fillimi dhe në shumë raste ngriti të pranishmit në këmbë.

Halili gëzon përkrahje të madhe nga publiku.

“Këtë fitore ia dedikoi nënës time që nuk jeton më dhe babait tim që për mua ka qenë edhe babë edhe nënë”, tha ndër të tjera Kelmendi.

Këtë sukses ai e arriti me trajnerin Agron Kurtishi.

Teilen: