Yassine Bono, portieri i Al Hilal, ka treguar për mediet momentin kur shoku i ngushtë i Jota-s, Ruben Neves, mësoi për aksidentin tragjik në Spanjë. Për portugezin e formacionit saudit nuk është një moment i lehtë.
“Ishte shumë shok me Diogo-n. Në hotel u preka shumë kur pashë se në ç’gjendje shkoi. Familja e Jota-s i telefonoi në mesnatë për ta lajmëruar për aksidentin. Nuk vuri gjymë në sy tërë natën”, tha portieri nga Maroku.