Monday, 16. March 2026
Sport

Kupa e Botës për Klube 2025/ Reali braktisi Mbapppe në stadium, francezi u largua nga impianti 58 minuta më vonesë

GS 06/07/2025 1 Min. Lesezeit

Fitorja në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit përballë Borussia Dortmund është arkivuar shpejt nga Reali i Madridit. Klubi spanjoll nxitoi për të lënë stadiumin pasi u nis drejt aeroportit ku e priste avioni me destinacion Majemin, ku është baza e ekipit iberik për këtë turne.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kilian Mbappe, i cili u zgjodh nga kontrolli anti-doping për të bërë testet e rastit. Francezi nuk mundi që të largohej me shokët e ekipit, të cilët u largua gati një orë përpara se edhe ai të kryente kontrollet. Ekipi i Realit u largua nga “MetLife Stadium” në orën 19:30 (ora lokale) ndërsa Mbappe kreu të gjitha procedurat me vonesë dhe braktisi strukturën në orën 20:28.

Teilen: