Jamal Musiala pritet që të mbërrijë në Europë me një avion ambulancë. Sipas medieve gjermane klubi bavarez nuk ka dashur që të rrezikojë dhe ka programuar një fluturim të veçantë për yllin 22 vjeçar, i cili theu fibulën në ndeshjen përballë PSG-së.
Talenti do të operohet sapo të kthehet në Gjermani në “Murnau Accident and Emergency Clinic”, e cila ndodhet vetëm një orë larg Mynihut. Drejtuesit e Bayern kanë përjashtuar mundësinë që lojtari të operohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë menduar që të besojnë këtë fazë delikate të karrierës së Musiala, Dr.Fabian Stuby, i cili ka operuar edhe më parë yje të klubit. Në dhjetor të 2022-it kirurgu i njohur operoi Manuel Neuer pasi ky i fundit theu këmbën duke bërë ski.