Në sytë e të gjithëve janë ende imazhet e tmerrshme dhe britmat e dhimbjes së Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së. Për ta bërë akoma më dramatike janë dhe fjalët e Manuel Neuer, i cili, pas ndeshjes, akuzoi Donnarumma-n se kishte dalë në një mënyrë të rrezikshme.
Agjenti i tij, Vincenzo Raiola, ndërhyri gjithashtu në mbrojtje të portierit italian: “Është çështje e të dhjetave të sekondës. Gigio preku topin i pari dhe nuk mundi ta shmangte goditjen. Ai absolutisht nuk donte ta dëmtonte Musiala-n. Ai është një person shumë i ndjeshëm, aq sa sapo u kthye në dhomën e zhveshjes e ndezi telefonin më herët se zakonisht për të dërguar mesazh, u shokua”.
Për fjalët e Neuer: “E kuptoj që ai po mbron një shok skuadre, por të gjithë reagojnë ndryshe. Në dhjetor, Gigio rrezikoi të humbiste një sy në një përplasje me Singo-n. Dhe në vitin 2014 ishte Neuer ai që dëmtoi Higuaín-in…”.