Tuesday, 3. March 2026
Sport

Juventusi e rivalizon Milanin për Xhakën

GS 08/07/2025 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Milani ishte duke e ndjekur yllin kosovar javë më parë, por interesimi i “Rossoneri” është zbehur së fundmi.

32-vjeçari dëshiron të largohet nga Gjermania pasi i kaloi dy sezone mjaft të suksesshëm me Bayer Leverkusenin.

“Farmaceutikë” e vlerësojnë 15 milionë euro kartonin e përfaqësuesit zviceran.

Teilen: