Tuesday, 10. March 2026
Sport

Beshiktashi miraton shitjen e Rashicës te Gladbachu

GS 08/07/2025 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica duket se sezonin e ri, do të jetë pjesë e Bundesligës së Gjermanisë, kampionat që e njeh për shkak se ka luajtur në të shkuarën.

Mediumet turke kanë raportuar të martën se Beshiktashi ka miratuar shitjen e Rashicës te Borussia Monchengladbachu, ekip që ka insistuar për shërbimet e tij.

Në fakt, thuhet se Gladbachu kishte ofruar 10 milionë euro për kartonin e Rashicës, çmim i pranueshëm nga Beshiktashi, i cili veçse e kishte nxjerrë sulmuesin e krahut në listën e shitjeve.

Pasi klubet kanë arritur marrëveshjen në parim për realizimin e këtij transferimi, gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.

Rashica ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin 2027 por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe për këtë arsye do të largohet.

Sezonin e fundit, Rashica në 41 paraqitje në të gjitha garat për Beshiktashin, shënoi 5 gola dhe bëri 12 asistime.

Teilen: