• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zvicër 2025 në RTSH/ Anglia e detyruar për të fituar, Holanda me një këmbë në çerekfinale

09/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionet në fuqi të Europianit të futbollit për femra do të kenë sot një ndeshje të vështirë. Anglia nisi turneun në Zvicër me një humbje që i shkaktoi Franca ndërsa sot do të ndeshen me Holandën në “Stadion Letzigrund” në Cyrish në një duel që vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport.

Anglia nuk do të kualifikohej për më tej nëse humb me Holandën dhe Franca shmang humbjen me Uellsin. Ndërsa Holanda do të siguronte kualifikimin nëse mund Anglinë dhe Uelli nuk mund Francën.

Komisarja teknike e Anglisë, Sarina Wiegman, përpara këtij takimi tha: “Po, për ne është një finale. Shpresoj shumë që tani të kemi pesë të tilla. E dinim që në fillim se ky grup do të ishte shumë i vështirë. Ndeshjen e hapëse e kishim përballë një rivaleje të fortë dhe e njëjta gjë vlen edhe për takimin e radhës. Ne do të japim gjithçka në fushë”.

Ndërsa komisari teknik i Holandës, Andries Jonker, në konferencën për shtyp tha: “Më vjen keq që Anglia është në të tilla kushte pasi kam shumë miq atje. Në fushë ato do të mundohen që ta mundin dhe ne duam që të bëjmë të njëtën gjë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e tendosur. Kërkojmë kualifikimin”.

Formacionet e mundshme:

Angli: Hampton; Bronze, Williamson, Greenwood, Charles; James, Walsh, Stanway; Kelly, Russo, Hemp

Holandë: Van Domselaar; Casparij, Jansen, Buurman, Brugts; Groenen, Van de Donk, Kaptein; Pelova, Miedema, Roord

Next Post

Aeroplani i Real Madridit ‘mbetet në ajër’… skuadra anulon gjithçka para ndeshjes ndaj PSG-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.