• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Negociatorët e Arsenal largohen nga Lisbona pa një akord për Viktor Gyokeres

09/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Viktor Gyokeres nuk është më e sigurt edhe pse lojtari u ka komunikuar drejtuesve të Sporting se dëshiron të jetë një lojtar i Arsenal.

Sulmuesi suedez pritej që të zyrtarizohej këto ditë nga klubi londinez, por negociatorët e Arsenal janë larguar nga Portugalia pasi e kanë të pamundur që të gjejnë një akord me palën portugeze.

Edhe pse mes Sporting dhe sulmuesit ka një akord verbal, sipas të cilit klubit ishte zotuar se do të pranonte të shiste lojtarin në destinacionin e preferuar të këtij të fundit tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Hugo Viana, i cili u transferua te City, ka bërë që Sporting të mos i qëndrojë fjalës që i dha lojtarit kur ky i fundit pranoi që të rinovonte kontratën pak muaj më parë.

Sipas akordit verbal mes suedezit dhe Sporting thuhet se klubi ishte zotuar të mos pengonte lojtarin nëse në këmbim merrte 60 milionë euro dhe 10 mln euro të tjerë në formë bonusesh. Ndërsa oferta e Arsenal në këto ditë ishte 65+15 mln euro. Klubi luzitan tani kërkon 70 milionë euro.

Next Post

Sot nis kampionati evropian për Esports, në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.