Gentian Selmani zyrtarizohet në Durrës ndërsa Angelos Tafas në Tiranë.
Aksi Tiranë-Durrës është nxehur mjaftueshëm këto ditë pas merkatos të bërë nga dy klubet.
Selmani u zyrtariza sot në Durrës dhe do të jetë portieri i ri i Teutës ndërsa Tirana prezantoi zëvendësuesin e tij, i cili është Angelos Tafas. 25-vjeçari pasi mbylli aventurën e tij me Teutën ka vendosur që të vazhdojë karrierën në kryeqytet.
25-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me AEK në Greqi, teksa po në shtetin fqinj është aktivizuar me Loutraki, Keratsini dhe Ionikos Nikeas. Ndërkohë ka luajtur edhe për Gjilanin, Kukësin dhe Teutën.