Tuesday, 3. March 2026
Sport

Kosova e nis me fitore Evropianin e Esports që po mbahet në Prishtinë

GS 09/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Esports 2025 që po mbahet në Prishtinë.

Kundër Republikës Çeke, pesëshja e Kosovës e përbërë nga Senner1, Flatro, GXX, Krabeni dhe Synopsy, triumfuan në dy nga tri ndeshjet e mundshme në dy kategoritë, Mirage me rezultat 13-6 dhe Inferno (13:2).

Në kampionatin evropian ku do të marrin pjesë esportistë të njohur nga Evropa, Kosova është favorite, derisa duelin e radhës e zhvillojnë kundër Danimarkës.

Kampionati evropian Esports në Prishtinë, përkrahet nga kompania Telkos.

Teilen: