Tuesday, 10. March 2026
Sport

Franca me pikë të plota, “fundos” Uellsin

GS 09/07/2025 1 Min. Lesezeit

Franca ka arritur të sigurojë një fitore 4-1 përballë Uellsit në ndeshjen e dytë të grupit C në Arena St.Gallen, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Francezet kaluan në avantazh pas 8 minutash lojë me anë të Mateo, por u surprizuan nga  Fishlock, e cila vendosi barazpeshën në minutën e 13-të. Megjithatë, avantazhi mbërriti përsëri në fundin e pjesës së parë me një penallti të kthyer në gol nga Diani.

Në pjesën e dytë Majri 53′ dhe Geyoro 63′ kompletuan “pokerin” e Francës, që ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grup, ndërsa Uellsi mbetet në kuotën zero.

Teilen: