Wednesday, 4. March 2026
Sport

Prishtina e Re vazhdon me përforcime

GS 10/07/2025 1 Min. Lesezeit

Nigeriani Amos Dadet është përforcimi më i ri i skuadrës Prishtina e Re, e cila në sezonin 2025/26 do të debutoj në Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori defensiv, është zyrtarizuar të enjten te Prishtina e Re, ekip me të cilin ka firmosur kontrata për sezonin e ri.

Dadet 25-vjeçar te Prishtina e Re është transferuar nga skuadra e Maqedonisë së Veriut, Voska Sport për të cilën sezonin e fundit regjistroi 24 paraqitje kampionale.

“Me energji, disiplinë dhe aftësi për të kontrolluar mesfushën, Amos pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën tonë në Superligë”, ka shkruar Prishtina e Re.

 

Teilen: