Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 po vazhdon me paraqitje mbresëlënse.
Pas triumfit dje ndaj Çekisë, Kosova sot shënoi fitore me përmbysje spektakolare ndaj Danimarkës 2:1.
Në “Train” Danimarka arriti të shënojë fitore 13:9, duke bërë një hap drejt fitores.
Por, “Dardanët” në map-in “Mirage” arritën të fitonin 13:10 për ta barazuar ndeshjen dhe çuar atë në map-in vendimtar.
Në “Ancient” Kosova shënoi fitore 13:9 duke avancuar tutje.
Kampionati evropian në sportet elektronile “Esports” që po mbahet për herë të parë në Prishtinë, përkrahet dhe mbështetet nga kompania Telkos.