Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit.
Në ndeshjen e luajtur të enjten, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, Prishtina pësoi me shifrat 4:0.
Dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, mjaftuan për fitoren bindëse të Sheriffit.
Me këtë avantazh të madh, Sheriffi mund të llogaritet i kualifikuar në raundin tjetër të kësaj gare.
Tre gola për Sheriffin i shënoi në pjesën e parë, ku shënues ishte kapiteni Cyril Bayala.
Bayala dy golat e parë i shënoi në minutat 11-të dhe 19-të, përpara se ta kompletojë “hat-trickun” në minutën e 74-të.
Ndërkohë, rezultatin përdundimtar të takimit e vulosi Elijah Odede në minutën e 79-të
Ndeshja e kthimit mes këtyee dy skuadrave luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe përmbysja e rezultatit nga Prishtina duket mision i pamundur.
Pas eliminimit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, Prishtina garat evropiane do ti vazhdojë në raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës.