Partizani ka barazuar 1-1 në Estoni, në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës përballë Nome Kalju. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Manilan në fillim të pjesës së dytë, ndërsa barazpesha u vendos nga Skuka në minutën e 51-të.
Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të kujdesshme, ndërsa pretenduan për një 11-metërsh në pjesën e parë me protagonist Malajn. Pas gjysmë ore lojës, Gega u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të Kekos.
Në pjesën e dytë Manilan thërret e Skuka përgjigjet, ndërsa Qirko tregohet në lartësinë e duhur për të ruajtur deri në fund rezultatin. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja e parë, e kthimit do të luhet më 17 korrik në “Air Albania”.