• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça luan në Bullgari ndaj Den Boschit

11/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka mësuar datën dhe vendin ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë në garat evropiane për sezonin 2025/26.

Trepça edhe në këtë sezon do të paraqitet në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Në çerekfinale të këtij turneu kualifikues, Trepça do të përballet me ekipin nga Holanda, Heroes Den Bosch.

Kjo ndeshje do të luhet më 22 shtator në Samokov të Bullgarisë, ku edhe do të mbahet turneu kualifikues për fazën e grupeve të Championsit.

Turneu kualifikues do të mbahet prej datës 19 deri më 25 shtator, ku 24 skuadra do të garojnë në tre raunde kualifikuese.

Te Trepça kanë paralajmëruar se do të jenë gati jo vetëm për ndeshjen me Den Boschin por për ta dëshmuar veten në Samokov pasi synimi është pjesëmarrja në Champions.

Nëse Trepça mposht Den Boschin, atëherë në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër, Bakken Bears (Danimarkë) – BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Për të arritur fazën e grupeve të kësaj gare të FIBA-s, gjë nuk e ka arritur asnjë ekip nga Kosova, Trepçës i duhet të mposhtë tre kundështarë.

Krahas Trepçës në fazën kualifikuese të Championsit janë paraqitur edhe Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli e Peja por që janë eliminuar.

Në rast të eliminimit në këtë fazë, Trepça garat evropiane do ti vazhdojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Next Post

Real Betis takoi Interin për Asllanin, kushti i zikaltërve dhe dëshira e lojtarit faktorë në marrëveshje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.