Interesi për shërbimet e Kristjan Asllanit është konkret nga ana e Real Betis dhe një fakt të tillë e konfirmojnë edhe takimet që kanë mbajtur ditën e djeshme të dy klubet në Milano.
Interi nuk do të ishte kundër shitjes së shqiptarit, por i ka bërë me dije ekipit spanjoll se një marrëveshje mund të gjendet vetëm nëse do të kishtë një transferim definitiv.
Në këtë marrëveshje do të ketë shumë rëndësi edhe vullneti i lojtarit. Nëse Asllani do të pëlqente La Liga-n si hap të radhës në karrierë atëherë Real Betis do të ishte gati që të niste një tratativë të mirëfilltë me Interin.