Tuesday, 3. March 2026
Sport

Liridon Fetahaj rikthehet te Liria e Prizrenit

GS 11/07/2025 1 Min. Lesezeit

Liria e Prizrenit ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, ka prezantuar Liridon Fetahajn, si prurjen më të re.

Fetahaj rikthehet te Liria pas dy sezoneve. Ai ishte te Malisheva dhe Suhareka, së fundmi.

“Djali i qytetit, i lindur dhe rritur në zemër të Prizrenit – Liridon Fetahaj – rikthehet aty ku i takon: te klubi i zemrës”, shkruhet në postimin e klubit

Teilen: