Elvis Prençi, është futbollisti i ri i skuadrës nga Hajvalia, ka njoftuar KF Prishtina e Re
Qendërmbrojtësi me përvojë, 32-vjeçari Elvis Prençi, që ka një karrierë të konsideruar në futbollin shqiptar, vjen për të forcuar mbrojtjen e ekipit, ka thënë në komunikim për media, KF Prishtina e Re.
Së fundmi, ai ishte pjesë e Skënderbeut, ku I regjistroi 32 paraqitje në Abissnet Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij, Prençi ka fituar dy herë Kupën e Kosovës, një herë Superkupën e Kosovës, si dhe ka qenë kampion i Kategorisë së Parë në Shqipëri.
Me përvojën dhe cilësitë e tij, Elvis Prençi pritet të sjellë siguri, lidership dhe karakter në vijën e fundit të mbrojtjes së KF Prishtina e Re, ka përfunduar komunikatën debutuesit në Superligë.