• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modric, dhuratë për Arda Guler para se të largohej nga Reali

11/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Modric është te Milani, por përpara se t’i thoshte lamtumirë qendrës stërvitore të “Los Blancos”, ylli kroat i bëri një dhuratë Arda Gulerit, e ftoi afër dhe nxori nga çanta fanellën e tij, të fundit që kishte veshur, duke ia dhënë lojtarit turk. Reagimi ishte drithërues dhe dukej si një kalim i pishtarit. Pastaj mesazhi i Luka për Real Madridin: “Një epokë e paharrueshme dhe e lavdishme ka marrë fund”.

“Një epokë e paharrueshme, e lavdishme dhe fitimtare ka mbaruar. Ajo që përjetova më jep edhe më shumë gëzim. Të kujtoj gjithçka që arrita këtu më bën shumë të lumtur, edhe nëse ka mbaruar. Te Real Madrid, u rrita si lojtar dhe si person. Real Madridi më dha gjithçka në futboll dhe për këtë do t’u jem mirënjohës përgjithmonë. Do të jem gjithmonë një tifoz i Real Madridit”.

Kështu i thotë lamtumirën Luka Modriç klubit të tij, përpara se të fillojë aventurën e tij me AC Milan. Mesfushori kroat, i destinuar për kuqezinjtë, luajti ndeshjen e tij të fundit për Blancos në Shtetet e Bashkuara, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të humbur ndaj PSG-së.

“Është e vështirë të zgjedh një moment midis shumë momenteve të çmuara që kam përjetuar këtu, por gjithmonë e theksoj dhe dua ta kujtoj La Décima-n”, shtoi ai, duke iu referuar fitores në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Ancelottit si trajner, “sepse aty mund të themi se filloi gjithçka. Nisi dominimin e 12 ose 13 viteve të fundit, i cili ka qenë i pabesueshëm, duke fituar gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve në 10 vjet”.

Next Post

UEFA rikthen Lyon-in në Europa League, Crystal Palace bie në Conference

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.