Newcastle United ka bërë një goditje të madhe në merkato duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez Anthony Elanga. 23-vjeçari ka firmosur kontratë afatgjatë me “Magpies”, që do ta mbajë në “St James’ Park” deri në verën e vitit 2030.
Për ta siguruar Elangën, Newcastle ka paguar 55 milionë euro te Nottingham Forest, duke e bërë atë transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit. Ky lëvizje tregon ambiciet e qarta të trajnerit Eddie Howe, që synon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për edicionin e ardhshëm.
Vetë Elanga është shprehur jashtëzakonisht i entuziazmuar pas prezantimit të tij.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Nottingham Forest ishte një kapitull i rëndësishëm për mua, kalova dy vite të mrekullueshme atje. Por tashmë është koha për një sfidë të re – Newcastle është një klub me kulturë të pasur dhe ambicie të madhe. Dua të jem pjesë e këtij rrugëtimi dhe mezi pres të filloj.”
Trajneri Eddie Howe ka besim të plotë në cilësitë e Elangës dhe e sheh atë si pjesë kyçe të projektit të ri:
“Anthony është një lojtar që e kemi ndjekur prej kohësh. Ai ka gjithçka që kërkojmë: shpejtësi, energji, instinkt sulmues dhe dëshirë për të fituar. Ai do të na ndihmojë të jemi edhe më të rrezikshëm në fazën ofensive dhe mezi pres ta kemi në stërvitje.”
Transferimi i Elangës vjen në një moment ku Newcastle kërkon të bëjë hapin e madh drejt garave evropiane dhe konsolidimit në elitën e Ligës Premier.