• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Chelsea, Maresca: PSG? Ne jemi këtu për të fituar

12/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përpara raundit të fundit të Kupës së Botës për Klube, Enzo Maresca i ka dhënë një paralajmërim PSG-së. “Sigurisht, PSG është një nga ekipet më të forta në Evropë dhe ndoshta më e mira në botë tani”, tha trajneri i Chelseat në një konferencë për shtyp. “Por mendoj se çdo ndeshje mund të jetë e ndryshme. Ne kemi respektin më të madh për ta dhe më pëlqen shumë t’i shikoj, por në të njëjtën kohë, jemi këtu për të dhënë gjithçka dhe për të provuar të fitojmë finalen”.

I ardhur nga Leicester City vitin e kaluar, Maresca i udhëhoqi “Blutë e Londrës” në vendin e katërt në Premier League këtë sezon, duke siguruar kualifikimin për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm dhe duke fituar Ligën e Konferencës. Tani ka një shans për të fituar një tjetër trofe, më të pasurin, por kundër PSG-së, e cila gjithashtu ka mposhtur çdo kundërshtar në Amerikë, nuk do të jetë e lehtë.

“Ka qenë një sezon fantastik dhe për mua suksesi më i madh i këtij sezoni”, thotë Maresca, “është se pikërisht një vit më parë, askush nuk fliste për Chelsean në aspektin e futbollit, flisnin vetëm për të pasur një ekip të shkëlqyer dhe shumë para, gjëra të tilla”. “Tani askush nuk i thotë më këto gjëra, të gjithë flasin për Chelsean, mënyrën se si luajmë, si i fitojmë ndeshjet dhe ky është personalisht suksesi më i madh”, shtoi ai. “Dhe tani shpresoj që një tjetër të vijë në rrugën tonë”.

Next Post

Iga Sviatek, “Mbretëresha” e Uimbëlldonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.